Pas një goli e një asistimi në fundjavë në fitoren ndaj Djurgardenit, Bersant Celina me AIK-un ka vazhduar paraqitjet e mira.
Celina të mërkurën mbrëma e regjistroi asistimin e dytë në elitën e futbollit suedez për AIK-un, që në shtëpi fitoi ndaj Varnamos, 2:0.
Ishte ndeshja e pestë e kampionatit.
Celina asistoi në minutën e 45-të. Ai harkoi në zonë për mbrojtësin Benjamin Tiedemann.
Celina luajti në tërë ndeshjen.
AIK-u është i dyti me 11 pikë, një më pak se Malmo lider që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Varnamo ka katër pikë në vendin e 13-të.