Futboll

Celina vazhdon me formë të mirë në Suedi

Bersant Celina

Futbollisti kosovar Bersant Celina ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionatin elitar të Suedisë. Celina kontribuoi me asistim në fitoren e AIK-ut ndaj Elfsborgut me rezultat 2:0. Ndeshja e javës së gjashtë ndërmjet këtyre dy skuadrave u zhvillua të dielën.

John Guidetti shënoi golin për 2:0 pas super-asistimit të Celinës në minutën e 19-të. Johan Hove shënoi golin e parë në minutën e tretë.

Celina u zëvendësua në minutën e 94-t, ndërsa kapiteni i Elfsborgut, Besfort Zeneli luajti deri në fund të ndeshjes.

Për Celinën 28-vjeçar është asisti i dytë, ndërsa ka edhe dy gola të shënuar në gjashtë ndeshje.

AIK-u është në vendin e parë me 16 pikë.

Elfsborgu zë pozitën e katërt me dhjetë pikë.