Futboll

Celina shënon gol të bukur

Bersant Celina

Mesfushori Bersant Celina ka qenë vendimtar në fitoren e AIK-ut, të dielën.

Reprezentuesi i Kosovës shënoi një gol dhe asistoi një tjetër për fitoren 2:0 Djurgardenit. Ndeshja i takoi xhiros së katërt të elitës së futbollit suedez.

Celina shënoi golin e parë në minutën e 57-të. Realizoi me goditje të bukur nga distanca. Ai asistoi te goli i dytë të cilin e realizoi sulmuesi Ioannis Pittas në minutën e 75-të.

Për Celinën ishin goli dhe asistimi i pare këtë edicion në Allsvenskan.