Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, ka realizuar gol të bukur për AIK-un të dielën në elitën e futbollit suedez.
AIK-u po kryeson 1:0 në udhëtim ndaj Djurgaardenit në ndeshjen e xhiros së 19-të.
Celina realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 39-të, nëntë minuta pasi u aktivizua.
Për 27-vjeçarin është goli i katërt, ndërsa i ka edhe dy asistime.
🇽🇰🇸🇪Bersant Celina gives @AIKfotboll the lead in the Stockholms derby against @DIF_Fotboll!
The magician still got it 🪄
pic.twitter.com/5iWYVAciJO