Futboll

Celina asiston në ndeshjen e tensionuar në Suedi

Bersant Celina

Mesfushori ofenziv, Bersant Celina, xhiron e kaluar ishte vendimtar duke realizuar gol të fitores përskuadrën e AIK-ut. 

Formën e mirë Celina e ka vazhduar edhe të dielën duke asistuar në fitore. 

AIK-u e mposhti Norrkopingun me rezultatin 4:3, në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit suedez. 

Ndeshja është përcjellë me tensione. Në pjesën e dytë ndeshja u ndërpre për rreth 25 minuta. Vendimin për ndërprerje e mori Granit Maqedonci, që ishte arbitër kryesor. 

36-vjeçari Maqedonci u detyra ta ndërpres ndeshjen pasi arbitri anësor, Per Rehnlund, u godit nga një gjësend nga tifozët vendas. 

Arbitri shqiptar i dërgoi lojtarët e të dyja skuadrave drejt dhomave të zhveshjes dhe pas një konsultimi me delegatin e ndeshjes u mor vendim që ndeshja të vazhdonte. 

Celina u inkuadrua në lojë krejt në fund të pjesës së parë. Asistimin e bëri te goli i dytë i AIK-ut, në minutën e 74-t. 

Ismet Lushaku luajti deri në minutën e 60-të te Norrkopingu. 

AIK-u është në pozitën e tretë me gjashtë pikë.