Futboll

Çelhaka asiston në fitoren e thellë të Legias

Jurgen Çelhaka - futboll

Legia e Varshavës fitoi thellë 5:2 të dielën në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së shtatë të elitës polake.

Në fitoren e Legias kontribut dha edhe mesfushori 23-vjeçar, Jurgen Çelhaka.

Çelhaka, që në lojë hyri si zëvendësues në minutën e 59-të, asistoi pas dhjetë minutash.

Ai luajti edhe kundër Dritës në ndeshjen kthyese, kur Legia fitoi 1:0 dhe siguroi avancimin në Ligën e Konferencës.

Legia është në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Lech Poznani.