Futboll

Çeferin: Liga e Konferencës ka fuqizuar futbollin në vendet e vogla

Aleksandar Çeferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka thënë se është i kënaqur me garat evropiane të klubeve dhe ka theksuar se Liga e Konferencës ka fuqizuar futbollin në vendet e vogla.

Çeferin ishte pjesëmarrës në takimin e UEFA-s në Sarajevë me krerët e federatave të rajonit. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Të njëjtit që kritikonin vazhdimisht Ligën e Konferencës, tani kritikojnë se ne po organizojmë finalen në një stadium të vogël. Dhe, kjo është një shenjë se po bëjmë mirë”, ka thënë Çeferin, duke theksuar se Liga e Konferencës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit në vendet e vogla.

Ballkani i Suharekës luajti dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.