Futboll

Cavalli, aventuristi dhe trajneri i Prishtinës në Kosovë

Jean -Michel Cavall

Trajneri 67-vjeçar francez ka marrë përsipër klubin e kryeqytetit të Kosovës. I shtatëmbëdhjeti në njëmbëdhjetë vende për ish-trajnerin e Algjerisë

Prapa kampit të NATO-s, bazës së madhe ushtarake përgjegjëse për garantimin e sigurisë në Kosovë, një zë mesdhetar mban të veshur një uniformë me shkronja shqip. Udhëzimet e Jean -Michel Cavallit dëgjohen në stërvitjen e Prishtinës.

Shtyllat e vogla me rrjetë rrethojnë këtë kompleks të vogël me barin e tij simpatik për pije freskuese. “Trajnerit” i pëlqen të vijë dhe të ulet për të diskutuar me trajnerët vendës rreth punës në stërvitje.

Ai flet pothuajse të gjitha dialektet e futbollit, përmes folklorit të tij si një tregimtar i jashtëzakonshëm.

“Që në moshën 32-vjeçare unë kam stërvitur gjithmonë dhe krenaria ime është që rrallë kam pushuar”, mburret tekniku 67-vjeçar, i cili ka udhëhequr 17 klube në 11 vende, të cilave u shtohen edhe dy përvoja si trajner i Algjerisë dhe Nigerit.

“Pasuria e karrierës sime është kjo jetëgjatësi që vlen shumë. Për këtë e dua dhe e respektoj shumë profesionin tim. Mësova të njoh të tjetër, gjuhët, fetë dhe menaxhmentet e ndryshme në varësi të kulturave dhe vendeve. Kur njerëzit duan të kuptojnë njëri-tjetrin, gjuha nuk është më një pengesë”.

Kur në qershor u paraqit FC Prishtina, Jean-Michel Cavalli nuk hezitoi, ndonëse mund të rrezitej si një pensionist i relaksuar në Ajaccio.

Ish-trajneri i Lillet u bë trajner i klubit me më së shumti trofe të fituar në Kosovë.

FC Prishtina llogarit në një buxhet modest prej 2 milionë eurosh. Klubi, pjesë e të cilit janë lojtarë të shtatë nacionaliteteve e ku u stërvit sulmuesi i Lillet, Edon Zhegrova, ka shumë shpesa për sukses.

“Unë jam këtu për ta shtyrë ekipin në Evropë, sepse kjo është ajo që mungon”, këmbëngul trajneri francez.

“Kam përjetuar momente të shkëlqyera si trajner i Algjerisë dhe Nigerit, ose me klubet si Wydad Casablanca, Al-Hilal, USM Alger, Ittihad d'Alexandrie dhe madje edhe Lille, të cilët i kam shpëtuar mrekullisht pa rënë nga Ligue 1 në vitin 1996. Gjatë një karriere 35-vjeçare duhet të kem kaluar njëzet vjet jashtë vendit ku, ndonjëherë, më duhej të kisha ‘topa si balona me ajër të nxehtë’ për të përballuar disa sfida”.

Tekniku francez shton.

“Më pëlqejnë këto ‘martesa’ si me Prishtinën, ajo e një djaloshi 67-vjeçar që drejton një ekip me një moshë mesatare 22 vjeç, me mori karaktere. Oksigjenin e marr andej, nga këta të rinj që dëgjojnë, dhe një vend plot entuziazëm që dëshiron të jetojë pas gjithçkaje që ka përjetuar. Në Kosovë nuk vij për para, por për humanizëm, aventurë dhe përcjellje të asaj që ka dhënë futbolli. Ka disa që duan të jenë trajnerë, por të qëndrojnë pasdite në kopshtin e tyre. Nëse FC Prishtina më ofron Evropën, qoftë kjo një raund preliminar në Ligën e Konferencës në Irlandë, do t’ia shpaguaj nesër”, ka thënë Cavalli.