Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, është lënduar rëndë në gju të martën në stërvitje me klubin dhe pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër për një muaj.
21-vjeçari ishte duke stërvitur në “Warsaw National Stadium” dhe në momentin kur pranoi një top, rrëshqiti dhe më pas u rrëzua në tokë duke bërtitur e duke e mbajtur gjurin.
Nga testet e kryera ka dalë se ai ka lënduar ligamentin, ka shkruar klubi madrilen të mërkurën.
Francezi Camavinga ka zhvilluar 46 ndeshje në edicionin e kaluar në të gjitha garat, ku Real Madridi e fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
La Liga për Real Madridin nis më 18 gusht në “Bernabeu” kundër Mallorcas së Vedat Muriqit.