Futboll

Camavinga fillon stërvitjet javën e ardhshme

Eduardo Camavinga

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar të premten se mesfushori francez, Eduardo Camavinga, do të kthehet në stërvitje javën e ardhshme.

Camavinga u lëndua në fillim të gushtit dhe i mungoi Realit në ndeshjet e para të La Ligas.

“Camavinga do të fillojë stërvitjen me ekipin javën e ardhshme. Ai po ndihet mirë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Me të, do të kemi më shumë mesfushorë në dispozicion”, ka thënë Ancelotti, shkruan “ESPN”. 

Realit nga lëndimi i janë kthyer Jude Bellingham, Eder Miliato dhe Aurelien Tchouameni. Ende mungojnë David Alaba, Brahim Diaz dhe Dani Ceballos.