Cadizi dhe Granada po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit të Spanjës.
Dhe derbin e skuadrave që po luftojnë për mbijetesë në fund e ka fituar Cadizi.
Cadizi të premten mbrëma fitoi 1:0 ndaj skuadrës së Myrto Uzunit.
Golin e fitores e shënoi Robert Navarro në minutën e 51-të.
Uzuni nuk u inkuadrua në këtë ndeshje, ndonëse ishte në bankën rezervë.
Cadizi në vendin e 18-të ka 25 pikë, kurse Granada një pozitë më poshtë, përkatësisht të parafundit, mbetet me 14 pikë.