Reprezentyesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, është transferuar te skuadra e madhe bullgare CSKA nga Sofje. Klubi bullgar ka njoftuar në faqen zyrtare për transferimin e Bytyqit.
Bytyqi së fundi luajti për skuadrën turke Antalyaspor, ndërsa më herët kishte luajtur për Olympiacos, Konyaspor, Red Bull Salzburg, Viking dhe Sandnes.
Bytyqi do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje të martën.