Futboll

Butragueno: Versioni më i mirë i joni do të jetë ndaj tyre

Butragueno

Drejtori i klubit, Emilio Butragueno, e ka analizuar menjëherë rivalin e Real Madridit, Atletico Madridin, pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës të premten. 

Reali dhe Atletico do të takohen në 1/8 e finales, ndërsa Butragueno ka thënë se janë gati për një tjetër përballje me ta.

“E njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Ata janë shumë të fortë në fazën defensive dhe janë të mirë në sulm. Do të jenë dy ndeshje të ndryshme, por ne besojmë në lojtarët tonë dhe e dimë se çfarë do të thotë kjo garë për ne. Është e vërtetë se orari i ndeshjeve është i vështirë. Të gjitha ballafaqimet do të jenë të forta dhe kërkojnë shumë përkushtim. Duhet të përgatitemi mirë dhe të shohim se kush është më i fortë. Gjithçka është e mundur për t’u kualifikuar në çerekfinale. Kemi pasur shumë lëndime por kemi arritur të dalim mirë. Ndeshjet ndaj Manchester Cityt ishin spektakolare dhe tani ka ardhur momenti jonë”, ka thënë ai.