Burim Shala nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Fushë Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai të shtunën përmes rrjeteve sociale.
“E nderuara kryesi e klubit, të dashur tifozë të “Pampurave” dhe dashamirë të futbollit të Fushë Kosovës. Me përfundimin e kampionatit, po ashtu përfundon edhe rrugëtimi im me klubin futbollistik të Fushë Kosovës”, ka shkruar Shala.
Shala me Fushë Kosovën këtë edicion nuk kanë arritur që ta sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
Shala iu bashkua Fushë Kosovës në vitin 2021.