Mediumet në Gjermani ua kanë kushtuar një shkrim rezultateve pozitive të ekipit U19 të Stuttgartit. Dhe, ndër më meritorët për suksesin e deritashëm të Stuttgartit U19 vlerësohen dy lojtarët e Kosovës, Eliot Bujupi dhe Deli Hajdini.
Skuadra e të rinjve të Suttgartit ka ecuri të suksesshme në Ligën e UEFA-s për të Rinj. Të martën pasdite Stuttgartii U19 fitoi 3:2 ndaj Juventusit U19, në kuadër të xhiros së tretë.
18-vjeçari Bujupi e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 44-t. Ai shënoi me goditje të saktë pas topit të kthyer nga një mbrojtës i Juventusit, pas gjuajtjes fillestare së futbollistit tjetër kosovar, Deli Hajdini.
Për Bujupin është goli i parë i shënuar me fanellën e Stuttgartit në UEFA Youth League.
“Një tjetër lojtar mbresëlënës është Eliot Bujupi, i cili është golashënuesi më i mirë i Stutttgartit U19 me tetë gola dhe gjashtë asistime në tetë ndeshje në kampionatin gjerman për grupmoshën U19. Bujupi, i cili më parë ka luajtur për ekipet e Gjermanisë U16 dhe U17, vendosi të ndërronte përfaqësuese dhe bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar të Kosovës në shtator, duke u bërë lojtari më i ri i futbollit gjerman – vetëm një muaj më i ri se Florian Wirtz në debutimin e tij për Gjermaninë. Shoku i tij i skuadrës në Stuttgart, Deli Hajdini, gjithashtu përfaqëson Kosovën në nivelin U19 dhe ka lënë gjurmë si në Ligën e të rinjve ashtu edhe në Bundesligë”, shkruan sajti gjerman “sportschau.de” të enjten.
Bujupi një gol ka shënuar edhe për Kupë të Gjermanisë në kategorinë e juniorëve. Hajdini 18-vjeçar ka shënuar pesë gola në kampionatin gjerman për grupmoshën U19 dhe ka asistuar katër herë, kurse ka shënuar një gol nga tri ndeshje në Ligën e UEFA-s për të rinj.
Bujupi ka debutuar me ekipin A të Kosovës në fitoren 4:0 ndaj Qipros më 9 shtator. Paraqitje për Kosovën U19 ka sulmuesi Deli Hajdini. Dy lojtarët vlerësohen e ardhmja e “Dardanëve”.