Futboll

Buffoni pranon “Çmimin e Presidentit”

Buffon

Presidenti i UEFA, Aleksander Çeferin, ia ka ndarë “Çmimin e Presidentit”, ish-portierit të Italisë, Gianluigi Buffon. 

Ky çmim ekziston që nga viti 1998 dhe u jepet për karrierën e zhvilluar në fushë. 

Buffoni e pranoi këtë çmim në ceremoninë e tërheqjes së shortit të Ligës së Kampionëve për edicionin 2024/2025.

Nis ceremonia 

Ka nisur në Monaco ceremonia e hedhjes së shortit për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, që nga sivjet do të ketë format të ri.

LIVE-VIDEO:

Plot 36 skuadra do të paraqiten në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve në futboll. Championsi vazhdon me format të ri, ndërsa 29 skuadra fillojnë garën prej kësaj faze. Ndërkohë shtatë skuadra janë kualifikuar nga plejofi.  

Secili ekip do t’i luajë tetë ndeshje me tetë kundërshtarë të ndryshëm. Katër ndeshje janë në shtëpi e katër në udhëtim. Të gjitha 36 ekipet do të renditen në një tabelë. 

Për short ekipet janë të ndara në katër vazo. Dhe secili ekip do të luajë me nga dy kundërshtarë nga secila prej katër vazove.

Në fazën kryesore të Championsit do të ketë edhe plot shqiptarë.

Granit Xhaka luan me Bayer Leverkusenin, Berat Gjimshiti me Atalantan, Ardon Jashari me Club Brugge. Këto tri skuadra janë në vazon e dytë.

Në vazon e tretë është Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës e Arijan Ademit, Lille i Edon Zhegrovës, Young Boysi i Kastriot Imerit.

Sparta Praga, ku paraqiten Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e  Indrit Tuci, është në vazon e katërt.

Lexo përditësimet tjera
Shqiptaret ne champions league

Kompletohet shorti i Ligës së Kampionëve në formatin e ri