Futboll

Brugges i duhej penalltia e minutave shtesë për fitore ndaj Atalantas

Brugges

Atalanta e Berat Gjimshitit ka pësuar humbje pas një penalltie të shënuar nga skuadra e Ardon Jasharit, Club Brugge, në minutën e tretë të kohës shtesë. 

Ishte edhe momenti që e vendosi të mërkurën mbrëma sfidën e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve mes Club Brugges dhe Atalantas, që përfundoi 2:1. 

Skuadra belge kaloi në epërsi nga minuta e 15-të kur shënoi sulmuesi Ferran Jutgla. 

Italianët, fitues në fuqi të Ligës së Evropës, i barazuan shifrat me Mario Pashaliqin, katër minuta pa u mbyllur pjesa e parë. 

Por në minutën e parë të kohës shtesë, mbrojtësi i Atalantas, Isak Hien, bëri ndërhyrje të ashpër në zonë. 

Gjyqtari Halil Umut Meler sinjalizoi në pikën e bardhë pas rishikimit të situatës në VAR. 

Nga 11-të metërshi i saktë ishte Gustaf Nilsson, që nuk e shpërdoroi mundësinë për 2:1. 

Pati shumë protesta nga mysafirët për atë penallti, por gjyqtari kryesor nuk e ndërroi vendimin. 

Pas ndeshjes pati tensione në fushë, ku ishte i përfshirë edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. 

Jashari e Gjimshiti luajtën në tërë ndeshjen për skuadrat e tyre. 

Ndeshja kthyese luhet më 18 shkurt.