Atalanta është skuadra e dytë italiane që është eliminuar në plejofin e fazës nokaut të Championsit. Ndonëse ishte favorite e madhe, Atalanta u eliminua nga skuadra belge, Club Brugge.
Brugge ndeshjen e parë në Belgjikë e kishte fituar 2:1. Ndërkohë të martën mbrëma në Bergamo fitoi me rezultatin 3:1. Dhe avancoi me rezultatin e përgjithshëm 5:2.
Chemsdine Talbi, që ka pasaportë të Belgjikës, shënoi golin e parë të martën mbrëma, që në minutën e tretë.
I njëjti lojtar realizoi për 2:0 në minutën e 27-të. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë spanjolli Ferran Jutgla shënoi supergol për 3:0 në të mirë të ekipit belg.
Ademola Lookman hyri në lojë tek Atalanta në fillim të pjesës së dytë. Menjëherë në minutën e 46-të ngushtoi rezultatin në 3:1.
Atij iu anulua një gol në minutën e 58-të, ndërsa Lookman humbi penallti në minutën e 61-të.
Skuadra italiane dominoi në fushë, rreshtoi rastet, por nuk shënoi më shumë se një gol.
Në minutën e 87-të Atalanta mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Rafael Toloit.
Berat Gjimshiti kompletoi ndeshjen tek Atalanta, ndërsa Ardon Jashari ishte prej më të mirëve te Brugge.
Atalanta është fituese në fuqi e Ligës së Evropës.
Mbrëmje e rëndë për futbollin italian, pas Milanit pritet të eliminohet edhe Atalanta
Atalanta po pëson 3:0 nga Club Brugge, pas pjesës së parë të ndeshjes në Bergamo. Skuadra belge e fitoi 2:1 ndeshjen e parë dhe tani udhëheq 5:1 në rezultatin e përgjithshëm. Ferran Jutgla shënoi supergol për 3:0.
Në dy ndeshjet tjera rezultati është i barabartë. Në ndeshjen Bayern – Celtic nuk janë shënuar gola, ndërsa në ndeshjen Benfica – Monaco rezultati është 1:1.
Brugge i jep tjetër goditje Atalantas, Jashari i shkëlqyer
Chemsdine Talbi ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen e Brugget ndaj Atalantas. Ai realizoi për 2:0 në minutën e 27-të.
Goli u sënua pas një aksion të shkëlqyer individual të Ardon Jasharit, mesfushorit shqiptar të ekipit belg.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | Atalanta 0-2 Club Brugge | Chemsdine Talbi
CHEMSDINE TALBI DOUBLES THE LEAD FOR CLUB BRUGGE !!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/rsBB5Li22F— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 18, 2025
Brugge në epërsi të hershme ndaj Atalantas
Chemsdine Talbi ka kaluar në epërsi 1:0 skuadrën belge Club Brugge në minutën e tretë të ndeshjes në Itali ndaj Atalantas.
Brugge e ka fituar 2:1 ndeshjen e parë në Belgjikë.
Ndeshja i takon fazës së plejofit në Champions.
VIDEO:
⚽️ GOAL: Chemsdine Talbi
🇪🇺 Atalanta 0-1 Club Bruggepic.twitter.com/3XpcKB3Ntl— Goals Xtra (@GoalsXtra) February 18, 2025