Futboll

Broja kthehet nga lëndimi, Evertoni ndalet në barazimin

broja

Sulmuesi shqiptar Armando Broja është kthyer nga lëndimi pas një kohe të gjatë. Ai ishte zëvendësues në barazimin e Evertonit.

Evertoni të shtunën barazoi në shtëpi 1:1 me West Ham Unitedin.

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të Premier Leagues.

Broja në lojë u inkuadrua nga minuta e 79-të.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi mesfushori Tomas Soucek në minutën e 67-të.

Evertoni e shmangi disfatën krejt në fund të ndeshjes.

Jake O'Brien realizoi për 1:1 në minutën e 91-të.

Broja i ka munguar Evertonit nga fillimi i muajit janar për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës së djathtë.

Për reprezentuesin e Shqipërisë, Broja, kjo ishte ndeshja e tetë e zhvilluar këtë edicion në të gjitha garat.

Të dyja skuadrat kanë nga 34 pikë dhe renditen në pjesën e poshtme të tabelës.