Futboll

Broja: Kombëtarja është zemra ime, tifozët ishin të mrekullueshëm

Armando Broja

Sulmuesi Armando Broja është shprehur shumë i lumtur që është kthyer në fushë.

Broja luajti gati 30 minuta në humbjen e Shqipërisë 2:0 nga Anglia. Por prej që u inkuadrua, dha sinjale pozitive.

Sulmuesi i Evertonit ka thënë se kanë qenë të vetëdijshëm për kualitetet që ka Anglia, por është optimist se do të përmirësohen.

“E kemi ditur se do të jetë vështirë. Anglia është nivel i lartë, me Francën, Belgjikën, Holandën, Spanjën. E dimë se ka kualitet se ishim në shtëpinë e saj. Kemi pasur disa shanse për gol. Ekipi ka luajtur mirë, kemi pasur mundësi mos të pësojmë dy golat. Nuk ishin gola nga raste të rrezikshme. Një ishte pasim prapa shpine dhe tjetri krosim në shtyllë të dytë. Nëse përmirësojmë pak gjëra edhe ne mund të jemi në nivel më të lartë”.

“Ka qenë periudhë e vështirë për mua, por jam i fokusuar te trupi im, që të kem shanse më të mëdha që mos të dëmtohem prapë. Sot jam i kënaqur me trupin tim dhe si kam luajtur. Kam pasur shanse edhe unë, por një ditë tjetër mund t’i shfrytëzojmë rastet. Janë disa gjëra të vogla që mund t’i përmirësojmë”.

“Kombëtarja më ka munguar. Më pëlqen shumë të luaj për Kombëtaren. Është shtëpia ime, zemra ime. Tifozët ishin të mrekullueshëm, na dhanë kurajë. I kënaqur që u ktheva me ekipin, me djemtë. Shpresoj të rikuperohem 100 për qind dhe të kënaqem me futbollin”, ka thënë Broja.

Lexo përditësimet tjera
Kane

Shqipëria nuk ia del të befasojë në “Wembley”, mposhtet nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll i ka nisur me humbje kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit...