Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, është i gatshëm të debutojë për skuadrën e Evertonit.
Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, pritet ta ftojë Brojën për ndeshjen e së dielës ndaj Manchester Unitedit që është e vlefshme për xhiron e 13-të të Premier Leagues.
Kështu kanë shkruar të martën mediume të ndryshme angleze.
Reprezentuesi i Shqipërisë të hënën në mbrëmje luajti për 45 minuta për Evertonin U21 ndaj Watfordit.
Ai u kthye në fushë pas një lëndimi të gjatë që e mbajti jashtë për disa muaj.
Ndeshja e fundit që Broja e luajti në Premier League ishte më 11 maj.
Broja u huazua për një vit tek Evertoni nga Chelsea në afatin kalimtar të verës.
Nëse vendos ta transferojë pas një viti, Evertoni duhet të paguajë 30 milionë euro për Brojën.
Me Chelsean, Broja ka kontratë deri në verën e vitit 2028.