Brightoni dhuroi paraqitje mbresëlënëse në pjesën e dytë dhe e ka befasuar Tottenhamin të dielën, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Premier Leagues.
Tottenhami ishte duke fituar 2:0 në pjesën e parë me golat e shënuar nga Brennan Johnson në minutën e 23-të, dhe të James Maddisonit në minutën e 37-të.
Por me të nisur pjesa e dytë, nisi edhe rikthimi i Brightonit.
Yankuba Minteh, Georginio Rutter dhe Danny Welbeck, i shënuan golat e fitores 3:2.
Brightoni me këtë fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me 12 pikë, kurse Tottenhami në vendin e nëntë mbetet me dhjetë pikë.