Brazili dhe Kolumbia kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Amerikës, çka i ka mjaftuar të dyjave të kualifikohen për në çerekfinale.
Brazili kaloi i pari në epërsi përmes Raphinhas në minutën e 12-të, ndërsa kolumbianët barazuan në fund të pjesës së parë me David Munoz.
Pati shumë kontestime gjatë ndeshjes. Një gol i anuluar nga VAR-i për Kolumbinë nxiti shumë reagime. Gjithashtu reagime pati edhe për një ndërhyrje ndaj Viniciusit, që nuk u akordua penallti.
El VAR trazó la línea con un jugador que no hizo el gol.
Era gol de Colombia. pic.twitter.com/domi5u5oMS— Gastón Edul (@gastonedul) July 3, 2024
Ylli i Real Madridit nuk do të luajë në çerekfinale pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Kolumbia është kualifikuar si lidere e grupit me shtatë pikë, ndërsa Brazili ka pesë.
Kosta Rika mposhti Paraguain 2:1 në të njëjtin grup, por nuk i mjafton për kalim tutje.
Në çerekfinale, Kolumbia takohet me Panamanë, ndërsa Brazili me Uruguain në superformë.