Futboll

Brazili e dëshiron Ancelottin, Reali Alonson

Ancelotti u paraqit në gjykatën në Madrid i veshur me një nga kostumet e zakonshme. Ai ka thënë se ka besim në sistemin e drejtësisë spanjolle

Federata e Futbollit e Brazilit po insiston që Carlo Ancelotti të marr drejtimin e përfaqësueses braziliane.

Ancelotti ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit të ardhshëm, por pritet të largohet në javët e ardhshme nga “klubi mbretëror”. 

Përfaqësues të federatës braziliane tashmë janë në Madrid dhe po bëjnë përpjekje për të nisur bisedimet me teknikun italian. Një vendim pritet së shpejti.

Ndërkohë te Madridi e shohin Xabi Alonson si zëvendësues të Ancelottit. Alonso ka bërë punë shumë të mirë te Bayer Leverkuseni dhe mund të marr drejtimin e gjigantit spanjoll. Spanjolli asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë të kthehet te Madridi. Leverkuseni nuk pritet të bëhet pengesë që Alonso të emërohet trajner i Real Madridit.