Lojtarët e Fiorentinës dhe Interit janë parë me lot në sy kur mesfushori Edoardo Bove i skuadrës “viola”, u rrëzua në fushë pa ndjenja.
The moment Fiorentina's player Eduardo Bove collapsed on the pitch#ForzaInter #SerieAEnilive pic.twitter.com/OVxv5ourmZ
— Toni (@Footballfan0088) December 1, 2024
Bove është nisur me ambulancë për tretman të mëtejmë mjekësor.
Ai u rrëzua në fushë kur kishin kaluar vetëm 16 minuta lojë.
22-vjeçari është i huazuar te Fiorentina nga Roma.
Ndeshja nuk pritet të vazhdojë.
Boves i kthehet vetëdija, kishte arrest kardiak
Sipas informacioneve nga spitali ku është i shtrirë Edoardo Bove, mesfushorit 22-vjeçar të Fiorentinas i është kthyer vetëdija.
Ai është duke marrë frymë vet, ka shkruar “Calciomercato” të dielën.
Ndeshja ndërmjet Fiorentinas dhe Interit ishte ndërprerë në minutën e 17-të.
Bove kishte rënë në fushë pa vetëdije, në momentin kur kishte dashur t’i lidhte këpucët.
Kishte panik te të gjithë të pranishmit.
Bove në spital, ende pa vetëdije
“Sky Sport Italia” ka shkruar të dielën se Bove është dërguar në spitalin Valcareggi, afër “Stadio Franchit”.
Ai po merr frymë por ende është pa vetëdije.
Ndeshja ishte ndërprerë përkohësisht pasi po rishikohej një situatë në VAR për golin që iu anulua Lautaro Martinezit.
Ishte momenti kur ish-mesfushori i Romës ra në tokë, pa vetëdije.
“Sky Sport Italia” po ashtu ka shkruar se Bove ishte ulur për t’i lidhur këpucët në momentin kur ra në tokë.
Kjo ka shkaktuar panik te bashkëlojtarët dhe lojtarët e Interit, që kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
Ata u shfaqën edhe të nervozuar pasi ambulanca nuk kishte hyrë në fushë.
Mediat italiane kanë shkruar se kjo mund të ketë ndodhur pasi në stadiumin “Franchi” po kryhen punime.
Ai ishte bartur me barele deri në tunel, kur më pas edhe është nisur për në spital.
Lojtarët e Fiorentinas dhe Interit janë parë me lot në sy teksa kanë pritur lajme të reja për të.
Është kërkuar më pas që ata të futen brenda në zhveshtore.
Bove është 22-vjeçar dhe është produkt i akademisë së Romës.
Në verë iu bashkua Fiorentinas në formë huazimi për 1.5 milionë euro, me opsionin për transferimin e plotë prej 10.5 milionë eurove.