Futboll

Bournemouthi vendos rekord në transferim

Evanilson

Bournemouthi ka vendosur rekord të klubit në transferim, pasi ka siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian, Evanilson, nga skuadra e Portos. 

Për Evanilsonin do të shpenzohen plot 47 milionë euro. 

Kjo skuadër po synon edhe transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Eddie Nketiah. 

Evanilson ishte pjesë e Brazilit në “Copa America” në këtë verë dhe ka zhvilluar dy paraqitje këtë vit. 

Ai iu bashkua Portos në vitin 2020 dhe shënoi 17 gola në edicionin e kaluar, në elitën portugeze dhe në Ligën e Kampionëve. 

Jefferson Lerma e mbante rekordin si transferimi më i shtrenjtë i Bournemouthit. 

Ai ishte transferuar nga Levante në vitin 2018 për rreth 30 milionë euro.