Futboll

Bologna i bashkohet Milanit në finale të Kupës

Bologna

Bologna e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Empolit. 

Të enjten mbrëma, Bologna mposhti Empolin me rezultat 2:1. Bologna kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 5:1. Ndeshjen e parë ndaj Empolit e fitoi 3:0.

Të enjten golat për Bolognan i shënuan Giovanni Fabbiani në minutën e shtatë dhe Thijs Dallinga në minutën e 86-të. 

Golin e vetëm për Empolin e shënoi Viktor Kovalenko në minutën e 33-të.

Bologna ka fituar dy Kupa të Italisë, kurse Milani pesë. Finalja luhet më 14 maj.