Futboll

Bologna humb rastin të kthehet në pozitën e katërt

Bologna

Synimi i Bolognas për kualifikim të dytë radhazi në Ligën e Kampionëve mori një goditje të hënën mbrëma. Bologna barazoi 0:0 me Udinesen, që ndali serinë e pesë humbjeve rresht në Serie A.

Ndeshja Udinese – Bologna i takoi xhiros së 34-t të elitës së futbollit italian.

Bologna mbetet në vendin e pestë me 61 pikë nga 34 ndeshje.

Në pozitën e katërt është Juventusi, kurse Udinese në vendin e 12-të me 41 pikë.