Bodo/Glimti norvegjez u mposht 2:1 në Greqi nga Olympiacosi, fituesi në fuqi i Ligës së Konferencës.
Por, pavarësisht disfatës, Bodo/Glimti ka avancuar në çerekfinale të Ligës së Evropës pasi në ndeshjen e parë fitoi 3:0, dhe siguroi raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4:2.
Kasper Hogh shënoi për norvegjezët në minutën e 36-të, ndërsa Roman Yaremchuk i realizoi të dy golat për vendësit.
Në minutën e 89-të, me të kuq u përjashtua nga loja Konstantinos Tzolakis i Olympiacosit.
Në çerekfinale, Bodo/Glimti takohet me Lazion më 10 prill në ndeshjen e parë.