Futboll

Blackburn Rovers interesohet për Eliot Bujupin

Bujupi

Skuadra e kategorisë së dytë angleze, Blackburn Rovers, ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës, Eliot Bujupi, ka raportuar “the72.co.uk” të martën.

Blackburni zë vendin e 12-të me 52 pikë në Championshipin anglez.

Sulmuesi 18-vjeçar i Stuttgartit, ka treguar paraqitje të mira gjatë këtij edicioni me të rinjt dhe ekipin e dytë të klubit gjerman.

Bujupi këtë edicion ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.

Bujupi ka debutuar për ekipin A të Kosovës. Ai po i mungon ekipit të dytë të Stuttgartit shkaku i një lëndimi.