Futboll

Bislimi shënon gol për fitoren dramatike të Luganos

Uran Bislimi

Mesfushori Uran Bislimi e ka nisur me gol edicionin e ri në Superligën e Zvicrës, ndërsa skuadra e tij, Lugano, me fitore. 

Lugano të shtunën në ndeshjen e parë të kampionatit fitoi 2:1 në shtëpi përballë Grasshopperit. 

Bislimi shënoi në minutën e parë të kohës shtesë për fitoren dramatike. 

Ai e kompletoi ndeshjen, njësoj si portieri Amir Shaipi që u shqua me paraqitje. 

Kapiteni Amir Abrashi te Grasshopperi luajti deri në minutën e 62-të.