Futboll

Bislimi kontribuon me gol në fitoren e Luganos

Uran Bislimi

Uran Bislimi ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos në Superligën e Zvicrës.

Bislimi dhe Lugano të enjten në mbrëmje mposhtën Winterthurin 4:2, në ndeshjen e xhiros së 36-të.

Bislimi realizoi golin e epërsisë 2:1, në minutën e 49-të.

Mesfushori 24-vjeçar ka shtatë gola e shtatë asistime në edicionin aktual të elitës zvicerane.

Amir Shaipi e kompletoi ndeshjen në portë, ndërsa Bislimi luajti deri në minutën e 70-të, atëherë kur nga loja doli edhe qendërsulmuesi Shkëlqim Vladi.

Mbrojtësi Albian Hajdari u inkuadrua në minutën e 79-të.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Winterthurti, Granit Lekaj, luajti në tërë ndeshjen te mysafirët.

Lugano ka 65 pikë në vendin e dytë, ndërsa Winterthuri ka 49 pikë në vendin e gjashtë.

Në kampionatin zviceran kanë mbetur edhe dy xhiro.