Futboll

Bielsa vazhdon të jetë i veçantë, fton futbollist amator në përfaqësuese

Marcelo Biesla

Marcelo Bielsa vlerësohet prej trajnerëve më të mirë dhe më me ndikim në botë. Dhe prej më të veçantëve po ashtu.

Bielsa pritet të ftojë një futbollist amator në përfaqësuesen e Uruguajit, shkruan The Sun të hënën.

Ish-trajneri i Leedsit mori drejtimin e përfaqësueses nga Amerika e Jugut vitin e kaluar. Dhe 68-vjeçari është gati ta udhëheq Uruguajin në Copa America këtë verë.

Walter Dominguez

Në turneun përgatitor, Uruguaji takohet me Kostarikën, më 31 maj.

Bielsa për atë ndeshje pritet ta ftojë futbollistin amator, Walter Dominguez. 24-vjeçari luan si sulmues në ekipin gjysmëprofesional Juventud de Soriano.

Dhe ka shënuar plot 38 gola në 19 ndeshje. Dominguez mund të luaj përkrah lojtarëve si Darwin Nunez i Liverpoolit dhe Federico Valverde i Real Madridit.

Bielsa pritet t’ia jap rastin atij pasi nuk mund të llogarisë në lojtarëve ekipeve më të forta të Uruguajit si Nacional, Penarol, Liverpool, Racing dhe Danubia.

“Më kanë thirrur dhe jam shumë i lumtur. Nuk e kam pritur dhe ishte befasi”, ka thënë Dominguez.

Tifozët nuk po mund të besojnë lëvizjen unike të Bielsas. Bielsa vazhdimisht ka bërë veprime të veçanta gjatë karrierës së tij.