Futboll

Beshiktashi nuk e shmang humbjen, eliminohet

Twente

Beshiktashi është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi ka përfunduar në vendin e 28-t me nëntë pikë, një më pak se disa skuadra tjera që avancuan tutje. 

Beshiktashi u mposht në udhëtim te Twente holandeze që e siguroi kalimin në 1/16 e finales. 

PAOK-u, Twente dhe Fenerbahçe përfunduan në tri pozitat e fundit që e siguruan avancimin tutje. 

Të tria kishin nga dhjetë pikë. Daan Rots e shënoi golin e vetëm në përballje në minutën e 76-të. 

Milot Rashica luajti deri në minutën e 80-të për skuadrën turke. 

Ernest Muçi u largua në minutën e 69-të.