Gjiganti turk, Beshiktash, ka shprehur interesim për sulmuesin e Shqipërisë, Rey Manaj, shkruan të martën “Aksham”.
Manaj është një prej sulmuesve më të mirë aktualisht në elitën e futbollit të Turqisë.
Si rezultat i paraqitjeve të mira për Sivassporin, Manaj ka marrë vëmendjen e skuadrave të mëdha turke.
Manaj ka shënuar 18 gola në 31 ndeshje të Superligës së Turqisë, dhe po bën gara me Mauro Icardin dhe Edin Xhekon për “Këpucën e Artë”.
Argjentinasi Icardi ka 23 gola aktualisht, kurse Xheko i ka 20.
27-vjeçari Manaj ka kontratë me Sivassporin deri më 30 qershor të vitit 2026.