Futboll

Beshiktashi ia shkakton humbjen e parë Galatës

Ernest Muci

Skuadra e Galatasarayt është njoftuar me disfatën e parë këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll.

Beshiktashi të shtunën mbrëma e ka fituar derbin e madh ndaj Galatasarayt në shtëpi me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit turk.

Rafa Silva i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 23-të.

Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 45-të me golin që e shënoi Lucas Torreira.

Mesfushori portugez, Gedson Fernandes, e realizoi golin e fitores për Beshiktashin në minutën e 66-të.

Galata nga minuta e 36-të luajti me një futbollist më pak në fushë.

Przemyslaw Frankowski u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Reprezentuesit të Shqipërisë, Ernest Muçit.

Edhe te Beshiktashi sulmuesi Semih Kilicsoy u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutwn e 96-të.

Te vendësit, Muçi luajti deri në minutën e 65-të kurse Milot Rashica e kompletoi ndeshjen.

Galata pavarësisht disfatës mbetet lider me 71 pikë.

Fenerbahçe është në pozitën e dytë me gjashtë pikë më pak.

Beshiktashi e zë vendin e katërt me 47 pikë. Kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve rresht.