Turqi

Beshiktashi fiton me kontributin e Muçit e Rashicës

Milot Rashica & Ernest Muçi

Beshiktashi ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 33-të me kontributin e Ernest Muçit e Milot Rashicës.

Muçi shënoi gol ndërsa Rashica asistoi në golin e dytë të Beshiktashit, që me rezultatin 2:0 fitoi ndaj Ankaragucut të premten mbrëma.

Muçi në minutën e 18-të e shënoi golin e tretë të edicionit pas plasimit të bukur të topit.

Ndërkohë, Rashica në minutën e 67-të harkoi nga këndi. Topi i goditur nga Jackson Muleka përfundoi në rrjetë pas devijimit të një mbrojtësi kundërshtar.

Rashica u zëvendësua në minutën e 76-të kurse Muçi e kompletoi ndeshjen.

Beshiktashi ka 51 pikë në pozitën e katërt, kurse Ankaragucu ka 37 pikë në vendin e 13-të.


Muçi shënon gol të bukur për Beshiktashin

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ka shënuar gol të bukur për Beshiktashin. Në minutën e 18-të të ndeshjes ndaj Ankaragucu, Muçi plasoi bukur topin për 1:0.

Ndeshja i takon xhiros së 33-të të Superligës turke.

Nga fillimi po luan edhe Milot Rashica. 

Muçi ka tri gola deri më tani.

VIDEO: