Skuadra e Barcelonës ka njoftuar për operimin me sukses të mesfushorit Marc Bernal. 17-vjeçari iu nënshtrua operimit pasi pësoi lëndim të rëndë në gjurin e këmbës së majtë në fitoren e Barcelonës ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së tretë të La Ligas.
Ai pritet t’i mungojë Barçës një vit.
“Futbollisti Marc Bernal i është nënshtruar një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjike në gjurin e këmbës së majtë. Periudha e rikuperimit pritet të jetë 12 muaj”, ka njoftuar gjiganti spanjoll.
Bernal ishte startues në tri ndeshjet e para të edicionit 2024/2025 në La Liga.
Ai është zhvilluar si futbollist në akademinë e Barcelonës.