Futboll

“Bernabeu”, gati për përshëndetjen e Kroosit

Toni Kroos

Kampioni i La Ligas, Real Madridi, e pret Real Betisin të shtunën nga ora 21:00 në ndeshjen e fundit të elitës së futbollit spanjoll.

Kjo do të jetë ngrohje para finales së Ligës së Kampionëve që luhet javën tjetër në “Wembley”, kundër Borussia Dortmundit.

Toni Kroosi njoftoi për pensionimin nga futbolli pas Evropianit 2024, ndërsa “Bernabeu” të shtunën pritet të jetë i stërmbushur për festën e titullit dhe përshëndetjen e mesfushorit ikonik gjerman.

Reali shumë javë më parë e festoi titullin e 36-të në La Liga, që është rekord.

Në fillim të këtij muaji e siguroi finalen e Ligës së Kampionëve pasi e eliminoi Bayern Munichun, ndërsa tani e synon trofeun e 15-të të Evropës.

Real Madridi është i pari me 94 pikë, 12 më shumë se Barcelona e vendit të dytë që kampionatin e mbyll në udhëtim te Sevilla, të dielën nga ora 21:00.

Reali, Barcelona, Girona dhe Atletico Madridi do ta përfaqësojnë Spanjën në garën elitare të UEFA-s, në “Champions”.

Në Ligën e Evropës do të luajnë Athletic Bilbao dhe Real Sociedadi, kurse Real Betisi do të bëj gara në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Cadizi, Granada dhe Almeria nuk kanë arritur ta sigurojnë qëndrimin në La Liga.