Futboll

Berisha vendimtar në fitoren ndaj CSKA Moskës, gol e asistim

Bernard Berisha

Sulmuesi i krahut, Bernard Berisha ishte vendimtar në fitoren 2:1 të Akhmat Groznyt ndaj CSKA Moskës.

Ndeshja e së shtunës u zhvillua në Moskë dhe i takoi xhiros së 25-të të elitës ruse. 

Berisha në lojë hyri në minutën e 81-të, ndërsa në minutën e 79-të asistoi për 1:1. Në minutën e 87-të, reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Kosovës shënoi golin e fitores.

Fitorja ishte shumë e rëndësishme për Akhmat Groznyn që po lufton për mbetje në elitën e Rusisë.