Asistimi i mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha, ka qenë vendimtar në fitoren që LASK-u e arriti të mërkurën mbrëma në kampionatin austriak.
Berisha dhe LASK-u fituan në udhëtim te Hartbergu me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 28-të të Bundesligës së Austrisë.
Ishte asistimi i tij i parë në edicionin aktual.
Berisha e kompletoi ndeshjen te mysafirët, kurse Donis Avdijaj te vendësit luajti deri në minutën e 61-të.
LASK-u është i treti në tabelën e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni.
Ka 27 pikë.
Ndërkohë Hartbergu i fundit në këtë grup, përkatësisht të gjashtin, ka 21 pikë.