Sulmuesi Albin Berisha ka luajtur deri në minutën e 58-të të ndeshjes për Petrolulin, që fitoi në udhëtim kundër Universitatea Cluj në Rumani.
Skuadra e Petrolulit të shtunën në kuadër të grupit të rënies ka fituar me rezultat 3:1, ndaj Universitatea Cluj.
Fitorja u arrit me përmbysje të rezultatit.
Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 55-të, me golin e Ante Roguljic.
Golin e barazimit për Petrolulin e realizoi Christian Irobiso në minutën e 62-të.
Dy minuta më vonë, mesfushori Tommi Jyry shënoi golin e fitores.
Skuadra e Petrolulit renditet në vendin e pestë me 25 pikë, kurse Universitatea Cluji është në pozitën e katërt me një pikë më shumë.