Futboll

Berisha shënon, por LASK-u pëson disfatë

Valon Berisha

Valon Berisha ka realizuar gol në Ligën e Konferencës, por shënimi i tij të enjten mbrëma për LASK-un në udhëtim te Borci i Banjallukës, nuk i ka mjaftuar skuadrës austriake. 

LASK-u u mposht 2:1 nga Borci, në ndeshjen e xhiros së katërt të kësaj gare. 

Berisha në minutën e 51-të shënoi me gjuajtje nga zona, falë edhe devijimit nga një mbrojtës kundërshtar. 

Për mesfushorin 31-vjeçar të Kosovës, ishte goli i pestë në 21 paraqitje në të gjitha garat. Berisha i ka edhe pesë asistime. Ai të enjten luajti deri në minutën e 74-t. 
LASK-u pas katër ndeshjeve të luajtura ka dy pikë.

Lexo përditësimet tjera
Valon Berisha - LASK

Berisha shënon në Ligën e Konferencës

Valon Berisha ka shënuar gol për LASK-un në xhiron e katërt të Ligës së Konferencës. Ai...