Futboll

Berisha shënon në debutim, por mposhtet thellë

Albin Berisha

Ish-futbollisti i Ballkanit, Albin Berisha, ka debutuar me gol në skuadrën gjermane, Hansa Rostock. Të dielën, Berisha realizoi gol në disfatën e Rostockut ndaj Hertha Berlinit me rezultatin 5:1. Kjo ndeshje i takoi raundit të parë të Kupës së Gjermanisë. Berisha në minutën e 46-të, realizoi golin e vetëm të Rostockut. 23-vjeçari e kompletoi ndeshjen. 

Golat për Hertha Berlinin i shënoi Derry Scherhant në minutën e 38-të, Ibrahim Maza në minutën e 66-të, Marten Winkler në minutën e 75-të dhe Florian Niederlechner në minutën e 85-të dhe 88-të. Skuadra e Hansa Rostockut garon në kategorinë e tretë të futbollit gjerman. 

Berisha te Hansa Rostocku është transferuar nga ekipi rumun Petrolul Ploiesti, tek i cili kishte kaluar në shkurt të vitit 2024 nga Ballkani.