Futboll

Berisha shënon gol në fitoren e Laskut

Valon Berisha

Mesfushori i Kosovës Valon Berisha ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së LASK-ut. Berisha shënoi gol për LASK-un që fitoi 2:1 ndaj Tirolit.

Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së dhjetë të kampionatit austriak.

Berisha shënoi për 1:1 në minutën e 40-të. Reprezentuesi i Kosovës Berisha luajti deri në minutën e 54-të. Për 31-vjeçarin Berisha ky ishte goli i katërt këtë edicion në të gjitha garat. Ka edhe katër asistime.