Futboll

Berisha mund të kthehet në Suedi

Etrit Berisha

Etrit Berisha pritet të kthehet në Suedi te skuadra e Hackenit, pasi portieri i parë i kësaj skuadre, Andreas Linde, do të mungojë për kohë të gjatë shkaku i lëndimit. 

Kështu ka raportuar të enjten “Football Transfers”. 

Është raportuar se Linde do të mungojë prej dy deri në tre muaj për shkak të një lëndimi muskulor. 

Berisha është pa klub aktualisht, qëkur u largua nga Empoli në verën e vitit të kaluar. 

36-vjeçari karrierën e nisi te 2 Korriku në Prishtinë, ndërsa ka luajtur edhe për Kalmarin në Suedi dhe Atalantan, Lazion, SPAL-in, Torinon e Empolin në elitën italiane të futbollit. 

Në Serie A i ka 163 paraqitje. 

Berisha për 80 ndeshje e ka mbrojtur edhe portën e Shqipërisë. Ishte pjesë e “kuqezinjve” në dy Kampionate Evropiane, në vitin 2016 dhe 2024.