Futboll

Berisha jashtë fushës për gjashtë muaj

Bernard Berisha

Futbollisti i Akhmat Groznyt, Bernard Berisha, do të mungoj gjashtë muaj për shkak të lëndimit të rëndë që e pësoi të shtunën në ndeshjen kundër Khimkit që përfundoi me rezultatin, 3:3. 

Futbollisti i Kosovës ka lënduar tendinën e Akilit dhe do t’i nënshtrohet operimit. 

“Futbollisti do t’i nënshtrohet operimit në një nga klinikat e specializuara jashtë vendit. Trajtimi dhe rehabilitimi do të zgjasin rreth gjashtë muaj”, shkruan në njoftimin e klubit. 

Mesfushori 32-vjeçar është kapiten i klubit elitar të Rusisë. 

Ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në shtatë ndeshjet e edicionit aktual.