Futboll

Berisha i zhgënjyer me barazimin dhe vërshëllimat e tifozëve

Medon Berisha

Mesfushori i Lecces, Medon Berisha, është i zhgënjyer me barazimin ndaj Venezias në shtëpi, 1:1, të dielën. Berisha beson se Lecce do të gjejë forcën për të vazhduar drejt synimit për të siguruar mbijetesën në Serie A. 

“Jemi të zhgënjyer nga rezultati dhe vërshëllimat. Tifozët tanë duhet të na ndihmojnë në këtë fazë. Ata janë të rëndësishëm për ne dhe duhet të na mbështesin. Atmosfera në zhveshtore u ndikua, ne ishim të zhënjyer, por jemi të bashkuar dhe kështu duhet të jemi në ndeshjet finale të këtij edicioni”, ka thënë Berisha. 

Berisha zëvendësoi Ylber Ramadanin në barazimin ndaj Venezias. Ai në fushë u inkuadra në minutën e 54-t. Sipas mediumeve në Itali, Berisha ndryshoi për të mirë lojën e Lecces. 

Lecce zë vendin e 17-të me 26 pikë.