Futboll

Bën bujë provokimi i Jasharit ndaj rivalit lokal

Ardon Jashari

Ardon Jashari

Ardon Jashari shkëlqeu të dielën në fitoren 3:1 të Club Brugge ndaj rivalit lokal, Cercle Brugge.

Ndeshja i takoi kampionatit të Belgjikës, ku 22-vjeçari po shfaq nivel shumë të lartë.

Jashari asistoi në një gol dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Por spektaklin e vërtetë ai e bëri pas ndeshjes. Mori flamurin e Club Brugge dhe vrapoi deri në gjysmë të fushës. Madje e nguli shtizën e flamurit në mes të fushës dhe për këtë mori brohoritje të tifozëve të skuadrës së tij. Por ndryshe reaguan lojtarët dhe tifozët e Cercle Brugge, që ishte skuadër vendase.

VIDEO:

 

 

Derisa Jashari po vraponte me flamur në dorë, disa lojtarë të ekipit kundërshtar iu afruan shqiptarit.

Pasi e nguli shtizën në mesfushë, në shenjë dominimi të Club Brugge, u krijua një tollovi mes lojtarëve, ndërsa kishte edhe shtyrje tët shumta. Flamuri u largua shpejt nga lojtarët e Cercle Brugge.

Dy klubet e ndajnë stadiumin dhe veprimi i Jasharit u vlerësua si shenjë që stadiumi i takon Club Brugge.

Derisa është larguar nga fusha, Jashari është fishkëllyer nga tifozët e Cercle Brugge. Por ai është përgjigjur duke treguar fanellën e skuadrës dhe duke e puthur atë.

Përkrahja e tifozëve të Club Brugge ishte e madhe për Jasharin, përmes komenteve në rrjetet sociale. Ai tashmë është lojtar shumë i pëlqyer nga tifozët e Club Brugge.

VIDEO: