Futboll

Bellingham rikthen shkëlqimin e edicionit të kaluar

Jude Bellingham

Jude Bellingham kishte shumë kritika në fillim të këtij sezoni, por shkëlqimi i tij është kthyer sërish. 

21-vjeçari në edicionin debutues me klubin spanjoll kishte 23 gola e 13 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat. 

Bellingham nuk e nisi mirë sezonin e ri, ndërsa golit të parë iu gëzua në ndeshjen e 12-të, në fitoren 4:0 ndaj Osasunas, pas 179 ditëve. 

Numri 5 i madrilenëve ka hyrë në ecuri të mirë për gola të shënuar. 

Ai ka realizuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit rresht në ligë. 

Një gjë të tillë si mesfushor, e kishte arritur vetëm Roque Olsen para 72 vjetësh. 

Bellinghami gol ka shënuar edhe ndaj Atalantas në fitoren 3:2 në Ligën e Kampionëve. 

Në total pas 20 ndeshjeve të zhvilluara të këtij sezoni, 21-vjeçari ka shtatë gola e gjashtë asistime.